Protestuesi kuksian rrëfen momentet e arrestimit, me maska dhe me elektrikë në dorë

Aktualitet

Abdi Haziraj është një nga 11 qytetarët kuksianë që u rrëmbyen me forcë nga banesat e tyre nga ana e Policisë, pas protestës për tarifën në Rrugën e Kombit.

Pas lirimit të tij nga burgu, ai shprehet se policia ka ushtruar terror gjatë momentit të arrestimit, ndërsa thotë që e vetmja arsye qe e ka bërë të dalë në protestë është ajo ekonomike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai thekson se edhe qëndrimin në burg të katër qytetarëve të tjerë e ndjen po njësoj sikur të kishte qëndruar vetë në burg.

Harizaj shprehet se momenti i arrestimit ka qenë i tmerrshëm, i llahtarshëm.

“Policët ishin të armatosur, me maska dhe me elektrikë në dorë. Kanë qenë rreth e qark shtëpisë, policia, policia, ç’a është i them unë?! Hajde hajde më thonë se e di ti se çfarë ke bërë. Kur ka ardhur Policia ka qenë ora 3 e mëngjesit.

Në ambjentet nuk jemi trajtuar keq, brenda standardeve të burgjeve. Nuk kam pasur asnjë konflikt në ditën e protestës me punonjësit e Policisë. Kam hyrë në kabina kur kishte përfunduar gjysma e aksionit. Nuk kam pasur asnjë lloj konflikti me policinë. Unë kam qenë një njeri që jam tu e vujt fukarallikun.

Kam një studio të vogël fotografike dhe me atë mbaj të gjithë familjen, po që nga shtatori dhe këtej më shumë ia kam dhënë paratë shtetit. Në protestë kurrkush nuk ka dalë me vjedh, krejt kanë qenë hallexhinj, nuk flas vetëm për vete, si unë janë dhe ata që kanë mbetur në burg. E ndiej sikur kam qenë vetë, duhet të sensibilizohemi dhe të dalim të gjithë”, rrëfen Haziraj, raporton Faxnews.

Në vijim ai shprehet se nuk e di se për ccfarë e kanë mbajtur në burg.

Duke iu referuar zërave se tarifa do të jetë 3 euro, dhe a do të dalë sërish në protestë Haziraj u shpreh: “unë nuk e di, unë për vete, unë nuk kam mundësi që të paguaj as edhe një euro. Me këtë farë mundësie që kam, që i paguaj të gjitha detyrimet shtetit, duhet që ti paguaj dhe një shtesë shtetit. Unë jam kundër pagesës së çfarëdolloj tarife”.

ME TE LEXUARAT