Protestoi kundra Ramës, denohet me 600 mijë lek kreu i FRPD Shkodër

Kliko per me shume info

Ka protestuar disa herë kundër kryeministrit Edi Rama por kjo nuk ka kaluar pa kosto për të. Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dënuar kryetarin e Forumit Rinor të PD Shkodër Arvid Bushati. Gjykata ka vendosur ndaj tij një gjobë prej rreth 600 mijë lekë të vjetër për protestën ndaj kryeministrit. Bushati si kryetar i FRPD ka protestuar bashkë me të rinjtë e forumit ndaj kryeministrit.

Pas protestës është proceduar penalisht i dyshuar si organizator i një tubimi të paligjshëm. Pas disa seancash radhazi prokuroria ka kërkuar 3 muaj burg për Arvid Bushati. Një gjë të tillë kreu i FRPD e bëri të ditur gjatë emisionit Info 7 në Radio Shkodra. Pavarësisht gjobës kreu i FRPD thotë se jo vetëm se do ta apelojë këtë vendim të padrejtë sipas tij por edhe se këto vendime nuk e ndalin atë, të rinjtë e FRPD dhe demokratët shkodran që të vijojnë protestat kundër kësaj qeverie.

Kliko per me shume info

“Gjykata e shkallës së parë më ka dënuar me një gjobë ndërsa prokuroria kërkoi 3 muaj burg për mua. Patjetër që do ta apeloj këtë vendim absurd dhe ju them se është i padrejtë. Pavarësisht këtyre presioneve që vijnë në të gjitha format unë, të rinjtë dhe demokratët shkodran nuk mund të ndalemi në organizimin e protestave të tjera deri në mosbindje civile dhe deri në largimin e këtij kryeministri dhe kësaj qeverie.

Përkundrazi këto vendime gjykatash për një protestë krejt normale ndaj një kryeministri të korruptuar na bëjnë edhe më të fortë që të vazhdojmë përpara me të tjera protesta. Qytetarët e kanë kuptuar se kjo qeveri nuk sjell asgjë për ta dhe po na mbështesin dhe ne do jemi gjithnjë përkrah tyre”./ShkodraNews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.