Protestë kundër Ramës në stadiumin e Kukësit: Lironi vëllezërit tanë

Sport

Lënia në burg e 11 protestuesve duket se nuk do të kapërdihet lehtë nga qytetarët e Kukësit, të cilët kanë paralajmëruar një sërë protestash masive.

Së fundmi ka qënë ekipi i Kukësit ai që ka protestuar në mënyrë simbolike për lirimin e qytetarëve që mbahen në qeli pas protestave të dhunshme në Rrugën e Kombit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në ndeshjen mes Kukësit dhe Laçit në stadiumin “Zeqir Ymeri”, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, tifozët kuksianë kanë kërkuar lirimin e bashkëqytetarëve të tyre të arrestuar nga policia pas protestës në Rrugën e Kombit kundër tarifës.

Në pankartat që mbajnë në duar kuksianët shkruhet “Lironi vëllezërit tanë”. Kujtojmë që 23 kuksianë u arrestuan nga policia pas protestës në Rrugën e Kombit kundër tarifës, ndërsa 11 prej tyre mbahen ende në burg.

ME TE LEXUARAT