Presidenti francez: Jo zgjerim të BE, Ballkani të presë

Presidenti francez, Emanuel Makron tha sot gajtë një fjalimi në PE se Bashkimi Evropian nuk duhet të pranojë asnjë anëtar të ri derisa blloku është i integruar më thellë dhe nuk kryen reforma thelbësore.

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha ligjvënësve europiane në Strasburg se BE-ja nuk duhet të pranojë vende të reja derisa blloku të ketë një integrim më të thellë e t’i jetë nënshtruar reformave gjithëpërfshirëse.

Kliko per me shume info

“Unë e dua ankorimin e shteteve të Ballkanit perëndimor në projektin europian”, citon Ëashington Post shefin e Elizesë, “por tani nuk është momenti për të lejuar anëtarësime të reja”.

Duke iu përgjigjur kreut të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, i cili i bënte thirrje të angazhohej në zgjerimin drejt vendeve të Ballkanit, Macron përsëriti qëndrimin e vet se shtrirjen e BE-së do ta mbështesë vetëm nëse ka një thellim” të projektit europian. “Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë apo Rusisë, por nuk dua gjithashtu që një Europë, e cila funksionon me vështirësi sot me 28 anëtarë e nesër me 27, të vendosë se do të rendim nesër me 30 apo 32 anëtarë dhe me të njëjtat rregulla”, mësohet të ketë thënë presidenti francez.

Sipas mediave vendase, Macron i dërgoi në këtë mënyrë një sinjal të qartë Berlinit se do të mbështesë anëtarësimin e vendeve të reja në BE vetëm nëse Gjermania do të mbështesë projektin e tij për ristrukturimin e thellë të Bashkimit Europian.

Krerët e BE dhe ata të Ballkanit takohen muajin e ardhshëm për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit të paqendrueshëm, shkruan Ëashington Post, por blloku 28-vendësh nuk ka gjasa të ftojë ndonjë vend të rajonit që t’i bashkohet radhëve të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.