"Policia e Shtetit bën të 'VDEKUR' kuksianin që shet cigare"

Aktualitet

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike një denoncim të dhunës së ushtruar ndaj një qytetari, vetëm se po shiste cigare në kryeqytet.

Një ditë më parë Berisha bëri publike edhe videon e dhunës së ushtruar nga policia e shtetit ndaj ketij qytetari.

Ndërkohë më poshtë ai publikon edhe fotot e kësaj dhunë të shtetit ndaj qytetarit.

Ja postimi i plotë në Facebook, i ish kryeministrit Berisha:

Shikoni se si e keqtrajtuan kafsherisht kriminelet me uniforme te Edi Rames qytetarin qe po shiste cigare dhe qe tregon video e djeshme e postuar ne FB tim ne oren 19:30 por dhe ne adresa te tjera te rrjetit dhe portale! sb

“Pershendetje Doctor! Ju uroj gjithë të mirat. Djali i dhunuar nga policia qe e keni denoncuar dje quhet Neki Bajraktari nga fshati Cernalevë i Kukësit, baba i dy femijve qe jeton me qera ne periferi te Tiranës dhe “faji” i tij eshtë se nuk është kultivues dhe shitës hashashi por shitës ambulant ( mallra në dorë) per te cilën këto formalizuesit e ekonomise padronet e PPP nuk kanë shpirt dhe e shohin si problem. “Faji” tjetër i madh i tij eshtë origjina e tij Kukësi që ketyre të Rilindjes iu del makth në çdo kohë te dite-nates. Po Ju dergoj edhe disa foto ku duket qartazi dhuna kafshërore ndaj tij.”

ME TE LEXUARAT