Një shpërthim me eksploziv ka tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm qytetin e Fierit, teksa është mësuar se i është vendosur një sasi lënde shpërthyese një makine në pronësinë e një gruaje.
Ngjarja ka ndodhur në lagjën ‘1 maji’, ndërsa mësuesja në shkollën ‘Zhani Ciko’ me iniciale E.A, ka dhënë deklaratën e saj në polici.
Sipas policisë, tritoli ka shpërthyer rreth orës 1:30, kur mësuesja po flinte gjumë me të birin 5 vjeçar në shtëpi. Kjo e fundit ka mohuar kategorikisht ndonjë konflikt të mundshëm që mund të dërgojë në kapjen e autorit.
Policia sakaq po vijon hetimet për zbulimin e plotë të ngjarjes