Patozi: S’është dita për të rrahur gjoksin, premisë për më pak paudhësi ballkanike

Politikë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi thotë se rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, nuk është një moment për të “rrahur gjoksin”.

Patozi i bën thirrje politikanëve të kursejnë autolëvdatat dhe fishekzjarret.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i plotë:

SOT NUK ËSHTË DITA PËR TË RRAHUR GJOKSIN

Sot është një ditë e mirë për Shqipërinë, duke shpresuar deri në fund se do të kapërcehet me sukses edhe ky stacion i rendësishëm për integrimin tonë në Bashkimin Europian.

Kur më shumë se afrimit të Europës duhet t'i gezohemi faktit që do te jemi më të monitoruar prej saj.

Që do të thotë një premisë serioze se do të ketë më pak hapësirë për paudhësi të tjera ballkanike, si ato që kanë shoqëruar të gjithë tranzicionin tonë ekstremisht të vështirë.

Sot nuk ka nevojë për garë se kush e do më shumë Bashkimin Europian apo kush ka kontribuar më shumë për procesin.

Europa nuk ka nevojë për dashurinë tonë, njësoj si mësuesit, që i intereson vetëm përgatitja në provim e nxënësve të vet dhe jo ndjenjat e tyre, të cilat mund të jenë edhe të shtirura.

Ndaj ata, që po rreken të rrahin gjoksin për këtë ngjarje, sa të mezipritur, po aq edhe të vonuar, do t'i këshilloja ta marrin me të qetë dhe t'i kursejnë autolëvdatat dhe fishekzjarret.

Por le të jetë kjo një ditë reflektimi të thellë, për të gjitha arsyet që na bënë të humbasim kaq shumë kohë, si e vetmja mënyrë për të mbajtur ritmin e udhëtimit tonë final drejt Brukselit.

ME TE LEXUARAT