Patozi: Basha na ka vrarë pas shpine pa gjyq, Berisha s’ka guxuar kurrë të…

Kliko per me shume info

“Lulzim Basha është në një pikë kritike të karrierës së tij ku nuk bën dot as sikur”.

Kliko per me shume info

Kështu u shpreh sot ish deputeti i PD Astrit Patozi ne studion e emisionit “Studio e Hapur” te gazetares Eni Vasili, ku foli per statutin e ri te PD.

“Ajo që pashë në statut ishin disa koncepte bazë që i kanë të gjitha statutet e botës, dhe s’kishte asgjë të re, për të mos thënë që kishte një moment kur sanksionet ndaj atyre që kishin një mendim alternativ ishin më të forta se ato që kanë aktualisht.

Atë statut e konsideroj kalcifikim të pengmarrjes së PD, po përdoret si artificë për të krijuar iluzionin se PD po bën një përpjekje reflekutese pas një peiudhe të gjatë regresi, tentohet t’i serviret një psedoreflektim që nuk po ndodh.

Si zgjidhet kush është garancia që nëse ky statut shkelet si i pari, se ne kemi një stautt shumë të mirë, por askush se pengoi ztoin Basha të kishte zgjidhje personale, marreveshje dhe liste personale.

Edhe ky statut te ishte me i miri, sikur të ishte më i miri do ishte të prisje 3 vjet Bashën për ta zbatuar, sprova do ishte a do e zbatojë pas 3 vjetësh pa asnjë garanci. Anëtarëve të PD se kanë me kaq nge sa të presin edhe 3 vjet Bashën që ta katranosi edhe më keq PD”.

Duke folur për ish liderin e PD, Sali Berisha, Patozi tha:

“Berisha edhe pse ka qenë lider autoritet, me një autoritet të gjithëpranuar, që garantonte një demokraci të brendshme me një stabilitet të garantuar. Basha s’është fare i gjithëpranuar, s’ka qenë kurrë, unë se akuzoj se ka shkelur rregullat e brendshme demokratike, por e akuzoj publikisht për prishjen e normave më elementare që garantojnë një organizatë politike të qëndrojë e bashkuar, gjë që Berisha s’ka guxuar kurrë ta bëjë. Mund të bëje karrierë nëse nuk donte Berisha? Ka pasur në qeverinë e tij dhe kryesi mund të kishte personazhe që s’i kishte qejf fare, por…me të gjitha të mirat e të këqijat e tij s’ka guxuar kurrë të godasë nervin e PD e të prishë ekuilibrat”.

Sipas tij, “pse s’guxon të na ftojë të kthehemi ne Lulzim Basha? Ne Basha na ka vrarë pas shpine pa gjyq, s’kemi pasur debat ne dhe nuk ka lidhje me emra konkrete. Vetem frikacaku te vret naten se nje burre i forte dhe trim te therret e te thote s’do jesh, eshte problem mentaliteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.