Pasioni i mori jetën, ja çfarë shkruante kameramani fatkeq në rrjete sociale (FOTO)

Aktualitet

Kameramani i cili humbi jetën tragjikisht në Karaburun, prej ditësh shkruante në rrjete sociale se e kishte marrë malli për zhytje.

Ai shkruante: "Na mori malli për pak ujë të pastër dhe për tu ngushëlluar shohim videot që kemi xhiruar veten me ujë kristal".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lajmi tragjik mbi mbytjen e Armando Hallvaxhiut ditën e sotme teksa zhytej në ujërat e Karaburunit ka pikëlluar jo vetëm familjarët dhe të afërmit e 34-vjecarit nga Tirana, por edhe kolegët dhe njerëzit që e njihnin Armandin apo siç e thërrisnin shkurt Mandi.

Armando Hallvaxhiu ka punuar në disa media kryesore në vend, ndërsa prej disa vitesh ishte pjesë e ekipit të televizionit informativ, News24.

Mandi njihej për përkushtimin në punë dhe pasionin që kishte për zhytjen në thellësitë e detit si dhe peshkimin.

Ai kishte vendosur bashkë me disa shokë të shkonte këtë fundjavë në Vlorë dhe të zhytej në thellësinë e bregdetit të Jonit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë prej andej dhe është mbytur në vendin e quajtur shpella e ”Haxhi Ali-ut”. Stafi i Lajmifundit.al i shpreh nushellime te sinqerta familjes dhe te afermeve.

ME TE LEXUARAT