Pas shfaqjes në Kremlin, Elhaida Dani surprizohet nga kryeministri i Rusisë

Këngëtarja shkodrane Elhaida Dani ka bërë realitet ëndrrën e saj.  Nga Rusia, pikërisht në Pallatin e Kremlinit, Elhaida ishte pjesë e veprës së madhe “Katedralja e Parisit”, ku performoi në një nga skenat më të mëdha botërore.

Për këtë performancë të paharrueshme, Elhaida është vlerësuar nga kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili pas shfaqjes i ka dhuruar një buqetë lulesh këngëtares.

Kliko per me shume info

“E nderuar të marr këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti Dmitry Medvedev, mbrëmë pas shfaqjes!”, ka shkruar Elhaida në postimin e saj.

Pas fitoreve të njëpasnjëshme në ‘The Voice of Italy’, Festivalin e Këngës si dhe përfaqësimi në Eurosong, Elhaida duket se po ecën në rrugën e sukseseve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.