Parashikimi i motit, ja si do të jetë koha në ditët në vijim

Aktualitet

Gjatë ditës së sotme, moti mbetet i paqëndrueshëm, kryesisht në zonat Jugore dhe Qendrore të vendit, ku do të ketë shira të përkohshëm. Orët e mbrëmjes sjellin sërish kryesisht kthjellime.

Ndërsa, paraditja e së enjtes, sipas Meteoalb: paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në Veri, në Jug dhe pjesërisht zonat Qendrore do të ketë vranësira të dukshme të cilat fuqizohen gradualisht duke sjellë shira të përkohshëm në Jug si edhe në zona të izoluara të Qendrës dhe Lindjes së territorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dita e premte dhe fundjava parashikohet të sjellin kryesisht kthjellime mbi Shqipëri.

Temperaturat e ajrit për ditët në vijim, do të sjellin rritje të lehtë dhe graduale duke bërë që minimalja dhe maksimalja në rang territori të luhatet nga 7 – 28C.

ME TE LEXUARAT