Parashikimi i motit, ja qarku ku priten reshje shiu

Aktualitet

Sot pasdite (e martë, dt.24) dhe nesër (e mërkurë, dt.25.) vetëm në qarkun Kukës priten reshje, por do të jenë lokale dhe të dobëta, parashikon Instituti i Gjeoshkencave.

TEMPERATURAT

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nesër (e mërkurë, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 11/ 24 °C

Në vendet e ulëta: 11 / 27 °C

Në vendet malore: 9 / 24 °C

ERA

Sot pasdite dhe nesër  pritet të fryjë erë e lehtë.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite dhe nesër pritet nivel “I MODERUAR” rreziku për zjarre në pyje në qarqet Tiranë, Fier dhe Gjirokastër. N? disa qarqe pritet rrezik “I MODERUAR” vetëm n? zona t? lokalizuara, konkretisht: qarqet Shkodër dhe Durrës (pj. Jugperëndimore), Elbasan dhe Berat (pj. perëndimore), Kukës dhe Korçë (pj. qendrore). Në pjesën tjetër të territorit pritet nivel “I ULËT” i rrezikut.

ME TE LEXUARAT