Paloka: Statuti i ri zgjidhi çështjet, deputetët nuk do i caktojë kryetari

Politikë

Nënkryetari i PD Edi Paloka tha për ABC Neës se statuti i ri ka zgjidhur shqetësimet që janë ngritur nga debatet që pas zgjedhjeve të fundit. Sipas Palokës, thelbi i problemit ka qënë mënyra e zgjedhjes së deputetëve dhe kritikët kanë kërkuar garanci për këtë çështje. Ai tha se statuti i ri përcakton se kandidaturat e reja për deputetët do votohen nga baza e demokratëve, e më pas do kalojnë në Këshill Kombëtar dhe në Kryesi dhe nuk do jetë më atribut i vetëm kryetarit.

“Në të gjithë këtë proces u morën propozime të vlefshme nga dy platforma shtesë dhe u përfshinë në mënyrë të natyrshme. Në Këshill pati propozime shtesë dhe disa ide edhe aty u pranuan. Që të jemi realistë, si çështja e kryetarit dhe çështja e kandidaturave për deputetë janë trajtuar me shumë seriozitet. Kemi caktuar që edhe anëtarësia do të votojë për kandidatët për deputetë dhe më pas forumet e larta do vendosin, Këshilli Kombëtar dhe Kryesia. Duhet të jemi koshientë që kjo histori nisi me atë natë që dolën kandidaturat por sot duhet të komportohemi ndryshe. Sot unë besoj se ne e zgjidhëm këtë problem dhe nuk do jetë më kryetari që do i caktojë në mes të natës, por do zgjidhen ndryshe në kolegjalitet”, tha Paloka. Në lidhje me nenet e statutit për kryetarin, Paloka tha se statuti përmban të gjithë garancitë që kryetari të shkarkohet nëse gjysma e Këshillit dhe Kuvendit e kërkon këtë gjë, ndonëse ai është zgjedhur me një anëtar një votë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kishte propozime që nëse kryetari humbet të japë dorëheqje. Tani çështja është çështje morali dhe një akt moral.  Pra s’mund të thuash në statutut të dorëhiqet. Mund të thuash shkarkohet dhe kjo është në statut. Pra kush pretendon që kryetari duhet të shkakohet, bind gjysmën e Këshillit Kombëtar dhe shkon në Kuvend Kombëtar dhe e shkarkon. Pra kjo është sanksionuar”, tha Paloka, duke shtuar se asnjë parti popullore europiane nuk ka në statut nen për dorëheqje të kryetarit.

ME TE LEXUARAT