Ngjarje e rëndë në Kosovë, xhaxhai vret nipin 14-vjeçar në festë

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën sot gjatë mesditës në fshatin Mushtish ku një 14 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes me armë nga xhaxhai i tij.

Në familjen Sopaj kishte një festë familjare ku xhaxhai i 14 vjeçarit ka shtënë në ajër e më pas arma i është bllokuar. Në tentativë për ta zhbllokuar atë ai është plagosur vetë si edhe ka vrarë nipin e tij adoloshent.

Djali i pafat është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit por nuk arriti të mbijetojë ndërsa xhaxhai i tij ndodhet nën hetim. Në vendin e ngjarjes, policia e Kosovës ka sekuestruar pistoletën me të cilin ndodhi aksidenti tragjik si edhe një kallashnikov e disa gëzhoja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Sot, rreth orës 14:15 Policia e Suharekës është informuar se nje i mitur me plagë në trup është sjell për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Pas pranimit të informacionit, njësitë patrulluese kanë kryer hetime fillestare dhe shpejt është kuptuar se në një shtëpi në familjen Sopaj në fshatin Mushtisht kishte pasur aheng familjar dhe një i dyshuar kishte shtënë në ajër me armë zjarri.

Sipas hetimeve fillestare dyshohet se gjatë krismave arma është bllokuar dhe duke u perpjekur për ta zhbllokuar armën vetëplagoset i dyshuari e me pas plumbi e godet edhe nipin e tij i vitlindjes 2004.

Viktima ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim por nuk kishte mundur të mbijetojë. Policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin (xhaxhai i viktimës) dhe në automjetin e të njëjtit e ka sekuestruar një pistoletë.

ME TE LEXUARAT