Nëna e kryeministrit Rama e sëmurë, flasin mjekët: Aneta Rama mbahet nën kontroll

Aneta Rama vuan nga një sëmundje e vështirë. Mjekët pohojnë për “Gazeta Shqiptare” se para pak muajsh ajo i është nënshtruar një operacioni në toraks (detajet janë të rezervuara në përputhje me kodin mjekësor) e sipas tyre, gjendja e saj po mbahet nën kontroll.

E vetmja herë që Aneta Rama është parë të lëvizë, ishte data 11 e këtij muaji, ditë që lidhet me 20-vjetorin e humbjes së bashkëshortit të saj, z. Kristaq Rama.

LEXO EDHE:  Sherr mes gazetarëve, Çani: Je debil! Dyrnjaja: Kur jepja lajme, ti ishe për një copë picë
Kliko per me shume info

Ajo ka qenë në varrezat e Sharrës ku prehet skulptori, dalje e cila është konsultuar paraprakisht me mjekët dhe është realizuar në kushte të veçanta.

Ditën e shtunë kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë për të tërhequr titullin akorduar të së ëmës “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, akorduar nga Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here