Nëna 15-vjeçare sjell në jetë foshnjen në lulishten e Durrësit

Aktualitet

Një vajzë 15 vjeç në Durrës është bërë nënë me djalë. Vajza e mitur ka lindur në lulishte pranë pallatit të Kulturës në Durrës.

Në këtë lulishte, Mekja, bashkëshorti, motra e saj me katër fëmijë, nëna me fëmijë të vegjël po ashtu, e vëllezërit e saj, kanë mbi katër net e katër ditë që qëndrojnë këtu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtu flenë, hanë, pijnë, lypin dhe po në lulishte kryejnë edhe nevojat fiziologjike.

Në qiell të hapur po qëndron edhe më i vogli i fisit Alushi, i cili si banesë të parë të tij njohu lulishten, ndërsa shtrat, barin e njomë të pranverës, shkruan Durres Lajm.

Mbi 30 veta të fisit Alushi që i përkasin komunitetit rom, pjesa më e madhe fëmijë të vegjël, mbërritën nga Kosova në Durrës.

ME TE LEXUARAT