Negociatat në Itali/ PD pranon të qeverisë me 5 Yjet

Aktualitet

Marrëveshja për krijimin e qeverisë në Itali ka hyrë në një fazë të re, ndërsa ajo mund të ndërtohet mbi negociatat mes Partisë Demokratike dhe lëvizjes 5 Yjet.

Kryetari i dhomës së deputetëve Roberto Fico, i emëruar nga Presidenti i Republikës si kryenegociator për arritjen e një marrëveshje qeverisëse mes Lëvizjes 5 Yje dhe Partisë Demokratike është takuar me përfaqësuesit e këtyre forcave politike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Partia Demokratike përmes kryetarit të përkohshëm të saj Maurizio Martina ka deklaruar se kjo forcë politike është e disponueshme për këtë formë të re qeverisëse me kusht që Lëvizja 5 Yje të mbyllë dialogun me Partinë Lidhja e të konfirmojë pamundësinë e një aleance qeverisëse me qëndrën e djathtë italiane.

Ndërkohë në këto momente, kryenegociatori Roberto Fico po zhvillon bisedimet me përfaqësuesit e Lëvizjes 5 Yje.

Nëse kjo forcë politike konfirmon kërkesat e Partisë Demokratike, me shumë mundësi qeveria e ardhshme italiane do të jetë një qeveri koalicioni mes PD e 5 Yjeve.

ME TE LEXUARAT