Në kërkim për lidhjet e drogës me Habilajt, ja ku u pa për herë të fundit ish-kryepolici i Vlorës

Aktualitet

Ndonese prej muajsh ne kerkim, ish drejtori i policise se Vlores Jaeld Cela sipas ish-kryeministrit Sali Berisha eshte pare se fundi ne Shqiperi. Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut denoncimin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit pretendon se di vendndodhjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Sipas Berishes , ish polici Çela, ndonëse në kërkim nga policia për lidhjet e tij më bandën e Habilajve, lëviz lirshëm në Durrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Qytetari dixhital" shkruan se Çela është parë duke lëvizur me një foristradë me ngjyrë të bardhë nga Durrësi në drejtim të Porto Romanës. Çela është një ndër të dyshuarit, në lidhje me trafikimin e drogës, me bandën e Miosi Habiljat.

DENONCIMI TEK BERISHA

Qytetari dixhital i informon:

Famozi Jaeld Çela leviz lirshem ne Durres!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirembrema z.Berisha!

Ju informojme se ne oren 14.40 minuta te dates 18.04.2018 shume i kerkuari Jaeld Çela(ish drejtor i policise vlore) eshte pare duke levizur me nje foristrade me ngjyre te bardhe nga Durresi ne drejtim te Porto Romanes! Ishte vete ne drejtimin e mjetit,dhe nga pas e shoqeronin dy makina me ngjyre te zeze. Nuk jane fiksuar targat per shkak te shpejtesise.

Ju lutem anonim! Me shume respekt.”

ME TE LEXUARAT