Ndodh në Shqipëri, 500 euro oficerit të policisë gjyqësore për të mbyllur dosjen

Aktualitet

Emisioni investigativ Fiks Fare denoncoi sot në mbrëmje një skandal në sistemin e drejtësisë.

Punonjës të organit të akuzës bëjnë pazare për të pushuar akuzën. Një oficer i policisë gjyqësore i merr një qytetari 500 mijë lekë rryshfet, për t’i mbyllur dosjen. Nga i akuzuar, qytetari kthehet në dëshmitar të çështjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Investigimi i Fiks Fare zbulon skemën e ngritjes së një akuze për financim dhe kultivim të bimëve narkotike vetëm mbi bazën e një dëshmie.

I akuzuari, i cilësuar si “Eskobari i Dytë” i Shqipërisë, rifiton pafajësinë pasi paguan oficerin e policisë gjyqësore.

ME TE LEXUARAT