Mourinho: Kritikët mezi presin humbjen time, janë gati të më vrasin!

Sport

Trajneri portugez Jose Mourinho ka goditur kritikët e tij, duke pretenduar se, kur ai nuk fiton, janë të gatshëm ta vrasin atë.

Tekniku i Manchester United e ka drejtuar klubin e “Old Trafford” drejt finales së “FA Cup”, pas një fitoreje profesionale ndaj Tottenhamit, në “Wembley”. Por, “Djajtë e Kuq” nuk e kanë fituar dot titullin e Premier League në këtë sezon dhe u eliminuan, gjithashtu, nga Liga e Kampionëve, prej Sevilla, në 1/8 finale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë, Mourinho, skuadra e të cilit është aktualisht në rrugën për të përfunduar në vendin e dytë të kampionatit anglez, këmbëngul se kritikët e tij janë gjithmonë duke pritur për gabimin më të vogël, në mënyrë që të errësojnë punën e tij.

“Kur nuk fitoj, duan të më vrasin, – u tha Mourinho gazetarëve. – Unë pothuajse e bëj këtë gjatë gjithë kohës, pra fitoj. Kur nuk e bëj, kritikët janë gati të më vrasin. Kjo është ajo, që edhe ju gazetarët jeni gati për ta bërë”. Manchester United është aktualisht 16 pikë pas Manchester City, i cili e fitoi titullin e Premier League me pesë ndeshje të mbetura dhe është në rrugën për të thyer një sërë rekordesh.

Megjithatë, Mourinho mendon se skuadra e tij duhet të ketë të paktën tetë pikë më shumë se aktualisht, duke vënë në dukje humbjet e papritura në shtëpi kundër West Brom dhe në transfertat ndaj Huddersfield Town e Newcastle United. Ai ka nxitur lojtarët e tij për t’u përmirësuar sezonin e ardhshëm, kur synimi kryesor është për të rivalizuar të besuarit e Pep Guardiolës.

“Unë vazhdoj të them dhe mendoj se duhet të kishim ndoshta tetë, nëntë, apo dhjetë pikë më shumë, se sa kemi në renditjen aktuale, – shtoi trajneri portugez. – Mund të mbyllnim këtë kampionat me 88, 89, 90 pikë, nëse nuk do të kishim paraqitjet e papranueshme në shtëpi West Brom dhe në transfertë kundër Huddersfield e Newcastle.

Pra, kemi humbur disa ndeshje, që dukeshin fare të lehta në letër. A mund të përmirësohemi sezonin e ardhshëm? A mundet Manchester City ta mbajë, apo ta përmirësojë këtë nivel? Vetëm “qytetarët” mund ta thonë. Por, nëse ata kanë ekipin që kanë dhe, nëse do të investojnë në merkaton e verës, natyrisht do të jetë shumë e vështirë për ne”.

ME TE LEXUARAT