Moti këtë javë: Nisin rreshjet e shiut, ja kur del dielli sërish

Të hënën priten reshje të dobëta shiu, ndërsa në pjesën verilindore reshjet janë me intensitet më të lartë. Instituti i gjeoshkencave parashikon vranësira fillimin e javës së ardhshme, ndërsa temperaturat do të vijojnë të jenë të larta.

Kliko per me shume info

Të hënën temperaturat në bregdet variojnë nga 17 gradë celsius që është temperatura minimale në 23 gradë në temperaturën maksimale.

LEXO EDHE:  Burri dëgjon një zhurmë në papafingo, shokohet nga tmerri që sheh

Në vendet e ulëta temperatura maksimale nuk do të kalojë 22 gradë celsius dhe në vendet malore ato do të variojnë nga 11 deri në 18 gradë celsius.

Sipas sinoptikanëve pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare në bregdet.

Luhatje minimale të temperaturave do të kemi edhe përgjatë ditëve të martë dhe të mërkurë por sipas meteorologëve ato do të jenë të pandjeshme. Deri të enjten parashikohen vranësia, shira por temperaturat do të vijojnë të jenë 23 dhe 25 gradë celsius.

LEXO EDHE:  Vlonjati i qan hallin Aldos: O vëlla, si ia bën që në mëngjes...? Dhe merr përgjigjen që nuk e priste

Ditët me diell pritet të kthehen fundjavën e ardhshme.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here