Mori televizorin dhe do qëllonte Ramën, Paloka tregon momentet kur iu errën sytë

Nenkryetari i Kuvendit, njekohesisht deputeti i PD, Edi Paloka në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv komentoi momentet gjatë seancës së kaluar të Kuvendit, ku u pa qe mori televizorin dhe kishte qellim te qellonte kryeministrin Rama.

Në kulmin e tensioneve në Kuvend, në drejtim të Ramës dhe ministrave u hodhën qese me miell si dhe vezë. Por ajo që tërhoqi vëmendje ishte monitori i Kuvendit i marrë në krah nga Paloka të cilin tentoi ta hedhë në drejtim të kryeministrit.

LEXO EDHE:  Zbulohet e-maili/ Ambasadori Lu i kërkoi Adriatik Llallës që të mbronte ‘Bankers Petroleum’...
Kliko per me shume info

Nënkryetari i PD e komenton këtë si humbje të kontrollit i ardhur si rrjedhojë i një provokimi nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në drejtim të deputetëve të opozitës.

“Nuk e mbaj veten për njeri të qetë dhe sigurisht që ajo nuk ishte gjë normale. S’ishte pamje e bukur. Por ishte një moment. Ministri i Jashtëm i fshehur pas Gardës që qëllon, nuk ka rëndësi se me çfarë me miell, vezë, apo ujë, por në cilin vend të botës ndodh që ministri qëllon deputetët e opozitës. Në atë moment mu errësua shikimi dhe gjëja e parë që kapa ishte ajo. Por u kthjellova shpejt…

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here