Edi Paloka ka sqaruar në 5 pyetjet nga Babaramo” castin e sikletshëm kur shkëputi televizorin për ti rënë Ramës në seancën e famshme plenare.
Nënkryetari i PD e komenton këtë si humbje të kontrollit i ardhur si rrjedhojë i një provokimi nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në drejtim të deputetëve të opozitës.
“Nuk e mbaj veten për njeri të qetë dhe sigurisht që ajo nuk ishte gjë normale. S’ishte pamje e bukur. Por ishte një moment. Ministri i Jashtëm i fshehur pas Gardës që qëllon, nuk ka rëndësi se me çfarë me miell, vezë, apo ujë, por në cilin vend të botës ndodh që ministri qëllon deputetët e opozitës.
Në atë moment mu errësua shikimi dhe gjëja e parë që kapa ishte ajo. Por u kthjellova shpejt”.