Milo Gjukanovic fiton zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Kliko per me shume info

Lideri veteran, Millo Gjukanoviq ka fituar 53.8 të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të dielën më Mal të Zi, ka bërë të ditur Qendra për Monitorim dhe Kërkim (CeMi).

Sipas kësaj qendre nuk do të ketë raund të ri të zgjedhjeve pasi fitues tanimë është Gjukanoviq.

Kliko per me shume info

Biznismeni, Mlladen Bojaniq, i mbështetur nga partitë opozitare, duke përfshirë edhe disa grupe pro-ruse ka fituar 34.1 përqind, ka njoftuar CeMi.

Këto votime janë cilësuar vendimtare për Malin e Zi, lidhur me atë nëse do të vazhdojë rrugën Perëndimore për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian apo do të kthehet mbrapa në orbitën e Rusisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Gjukanoviqin për fitoren e tij në zgjedhje. Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se kjo është fitore për Malin e Zi dhe për tërë rajonin që ka synim integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.