Meta në Shkodër me ambasadorin austriak, ndan çmime për nxënësit

Politikë

Presidenti i vendit Ilir Meta ka shkuar sot në Shkodër, për të kremtuar 25 vjetorin e vizitës historike të Papa Gjon Palit II dhe në kujtesë të veprës së martirëve të Kishës Katolike shqiptare.

Bashkë me ambasadorin austriak , Johann Sattler, Meta ka dhënë disa çmime për nxënësit më të mirë të shkollës austriake "Peter Mahringer".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ishte një kënaqësi e veçantë, sot në Shkodër, të merrnim pjesë bashkë me ambasadorin austriak, Johann Sattler në dhënien e disa çmimeve për nxënësit më të mirë të shkollës austriake "Peter Mahringer". Një shkollë model e arsimit profesional, e ndërtuar me mbështetjen e qeverisë austriake, ku qindra të rinj marrin dije dhe profesion në fushën e teknologjisë së informacionit. Kemi nevojë për më shumë shkolla të tilla, në të gjithë vendin, për të formuar të rinjtë me aftësi profesionale, për të pasur nesër një punë të sigurtë dhe të mirëpaguar”, shkruan Presidenti.

ME TE LEXUARAT