Mesila Doda i kundërvihet mediave: Zhurmë e pakuptimtë, harroni varfërinë

Aktualitet

Me anë të një postimi në ‘Facebook’ ish deputetja Mesila Doda ka reaguar në lidhje me rëndësinë e veçantë që një pjesë e madhe e mediave i japin lajmeve të pakuptimta duke e kraharuar me situatën në të cilën vendi ndodhet.

Doda i referohet deklaratës së shkrimtares Ornela Vorpsi e cila prej disa ditësh vazhdon të ketë fokus të madh mediatik në një kohë që ka situata të tjera të cilat po lihen në harresë, si të arrestuarit e Kukësit, droga që kapet çdo ditë dhe varfëria në vend.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i plotë:

Vras mendjen... pse te jene shqetesuar kaq shume portalet, analistet, grate e burrat qe jane hedhur kush per ta mbrojtur e kush per ta bere cope Ornela Vorpsin...

Po mire, budallalleqe edhe tha, po çfare rendesie ka kaq shume sa te behen emisone e editoriale per marrezite qe leshon nje grua qe ska banim ne Tirane prej thuajse 30 vitesh.

E gjithe kjo zhurme me duket e pakuptimte, veçse nese ka per qellim qe te harrojme qe burrat e Kukesit jane ende ne qeli, qe kapet droga sikur eshte patate e qe njerzit jane shume me te varferuar se disa vite me pare...

Se ndjenjat e nje gruaje nuk kane perbere kurre kaq shume lajm ne kte vend, sa te trondisin ndergjegjen e publikut perveç rastit kur lajmi silurohet derisa ti marrim vesh zonjes ne fjale gjithe kushurinjte e trete e gjithe sherret qe ka bere me komshinjte qysh ne fillore...

Kjo po qe na sjell nje hap me prane Evropes..

ME TE LEXUARAT