Më shumë se gjysma e trupit tonë nuk është njerëzore

Shkencëtarët kanë konstatuar se më shumë se gjysma e trupit tonë nuk është njerëzor. Në fakt, qelizat njerëzore përbëjnë vetëm 43 për qind të numrit të përgjithshëm të qelizave të trupit tonë, dhe pjesa tjetër është koloni mikroskopike.

Kliko per me shume info

Shqyrtimi i këtyre gjysmave të fshehta, mikrobiomës sonë, shpejt transformohet kuptimi i sëmundjeve të ndryshme – nga alergjia deri te sëmundja e Parkinson, gjë që mund të sjellë deri te trajtimet inovative.

“Mikroorganizmat janë të domosdoshëm për shëndetin tuaj. Trupin njerëzor nuk e përbëni vetëm ju,” tha Ruth Lay, drejtoreshë e mikrobiologjisë në Institutin Max Plank.

Gati çdo çarje ose hapje në trupin tuaj është i mbuluar me organizma mikroskopikë sikurse janë baktere dhe viruse. Koncentrimi më i madh i kësaj jete mikroskopë të jetës ndodhet në errësirën e zorrëve tona në të cilat mungon oksigjeni.

“Më tepër jeni mikrob se sa njeri”, tha profesori Rob Night nga Universiteti i Kalifornisë në Diego për BBC.

BBC shkruan se lidhja jonë me mikrobima paraqet një lloj beteje. Antibiotikët dhe vaksinat shpëtojnë shumë jetë, por disa studiues kujdesen që sulmi ndaj mikroorganizmave të mos dëmtojë bakteret e mira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.