Me lot në sy dhe zërin që i dridhej: Mimi Kodhelit i lexohet “live” ditari

Showbiz

Ka krijuar një imazh të dashur dhe strikt në skenën politike shqiptare, por nga ana tjetër në momente të caktuara ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, nuk mund t’i fsheh dot ndjenjat. E ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina”, politikania shqiptare u përlot pasi i kujtuan shkrimin e parë të ditarit të të atit.

Faqja e parë e ditarit që iu lexua, mbyllej me fjalinë: “Kujto, gjithmonë kujto se jeta është një luftë në të cilën fiton herët a vonë ai që është i ndershëm, i drejtë dhe punëtor”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas kësaj, Kodheli e pati disi të vështirë të fliste teksa lotonte dhe zëri i dridhej.

“Babai im ishte një djalë shumë vizionar dhe mendjehapur edhe pse jetonte në një epokë të vështirë. Unë kam patur një lidhje shumë të veçantë me të edhe ajo gjë që s’mund të kaloj pa u vënë re është ajo që ai thotë në fund: “Kujto, gjithmonë kujto se jeta është një luftë në të cilën fiton herët a vonë ai që është i ndershëm i drejtë dhe punëtor”. Kjo është edukata që familja më ka dhënë. Kërkoj ndjesë për prekjen, por ai është larguar herët nga jeta dhe nuk mund të mos mallëngjehem sa herë bëhet fjalë për të. Ai është larguar në moshën 54-vjeçare, në atë kohë unë e kam patur djalin 4 muajsh dhe ai sot është 28 vjeç. Edhe pse nuk është më, ai rri tek unë çdo ditë, fle tek unë çdo ditë dhe më korrigjon kur gaboj dhe është gjithmonë drita jeshile në tunelin ku unë futem. Ai është drita ime dhe ka ndikuar në shumëçka unë jam.Edukata që më kanë dhënë ma ka bërë më të thjeshtë jetën dhe karrierën dhe më duhet të jem falënderuese deri në vdekje atij dhe mamasë time”, u shpreh e emocionuar ish-ministrja.

Gjatë emisionit, ajo foli edhe për jetën e saj pas ekranit, për njohjen me bashkëshortin. Historia e tyre e dashurisë nisi nga kureshtja e tij për emrin e saj.

“Ne kishim studiuar në gjimnaze të ndryshme dhe ishim të panjohur. Punonim në Drejtorinë e Përgjithshme të Telekomunikacionit dhe nuk kishim asnjë lloj kontakti pasi punonim në zyra të ndryshme. Atij i bëri përshtypje emri. Tha se kush qenka kjo vajzë me këtë emër, dua ta shikoj. E kështu më pa dhe nuk mi ndau sytë dhe në fakt nuk mi ka ndarë sytë për 32 vite”, u shpreh Mimi Kodheli.

ME TE LEXUARAT