Me frymën pezull… në pritje të emrit të Princit

Bota

Çfarë ka kaq të rëndësishme emri… gjithçka, kur bëhet fjalë për një bebe mbretërore. Lindja e fëmijës së tretë të dukës dhe dukeshës së Kembrixhit, të hënën, ka lënë të gjithë me frymën pezull në pritje që të njihen me emrin e tij.

Nëse do të ndiqet tradita, pallati Kensington mund të bëjë të ditur emrin e bebes të mërkurën. Princi Uilliam dhe Kejt Midëllton, e kanë bërë një njoftim të tillë dy ditë pas lindjes së fëmijëve të parë, xhorxh dhe Sharlot.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sidoqoftë, princi Charles dhe Diana, pritën plot një javë për të shpallur emrin e Uilliamit. Dhe bota qëndroi në pritje akoma më gjatë kur princesha Elisabeth do të zbulonte emrin e djalit të saj të parë, Charles, një muaj të tërë. Bazuar në emrat e përdorur nga familja mbretërore britanike në të shkuarën, disa ekspertë besojnë se emri mund të jetë Arthur, Albert, Filip apo Xhejms. Legjenda e mbretit Artur është e famshme në Britani ndërsa Albert do të ishte jo thjeshtë një nderim i bashkëshortit të mbretëreshës viktoria por edhe babait të mbretëreshës elisabetë, mbretit Xhorxh VI, që njihet si Bertie.

Filip në anën tjetër do të nderonte gjyshin e Uilliamit, princin Filip, i martuar me mbretëreshën Elisabetë për 70 vite.

Bastexhinjtë britanikë, kanë si favorit Artur, ndërsa Xhejms është emri që ka mbledhur më shumë para deri më tani dhe Aleksander konsiderohet po ashtu përzgjedhje e mundshme. Cilido qoftë emri që do të zgjidhet për princin…me siguri që do të kthehet në tendencë. Pas lindjes së princit të vogël Xhorxh, emri i tij u bë një nga më të përdorurit në Britani.

ME TE LEXUARAT