Masakra me kamion në Kanada, kush është shoferi që shtypi 10 të pafajshëm

Bota

Policia kanadeze është duke marrë në pyetje, shoferin e një fugori me qera që u ngjit mbi rrugën e këmbësorëve në veri të Torontos të hënën duke vrarë 10 persona dhe plagosur 15 të tjerë, njoftoi BBC, përcjell Syri.net.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Alek Minassian, 25 vjeç, nuk ka qënë më parë emër i njohur për Policinë, thanë autoritetet.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se “sulmi tragjik dhe pa kuptim” i kishte sjellë një trishtim të madh. Ndërkohë, një oficer është vlerësuar që nuk hapi zjarr zjarr gjatë situatës së tensionuar me të dyshuarin, që pretendoi se ishte i armatosur.

Videot e transmetimit në CBC Nes tregojnë një njeri që tregonte me gisht armën e oficerit dhe që bërtiste “më vrit”. Oficeri i tha të dyshuarit të zbriste dhe ai i i tha se kishte armë, por oficeri iu përgjigj: “Nuk më intereson, zbrit poshtë”. I dyshuari më pas u arrestua pa qëlluar njeri.

Për të dyshuarin dihet shumë pak. Policia tha se Alek Minassian ishte nga periferia veriore e  Torontos, Richmond Hill.

Shefi i Policisë së Toronso, Mark Saunders, tha në një konferencë shtypi se ai nuk ishte person i njohur më parë nga autoritetet. “Veprimet e tij u dukën të qëllimta”, tha shefi duke shtuar se ishte shumë herët për hetuesit për të thënë nëse incidenti ishte i lidhur me terrorin.

ME TE LEXUARAT