Makina përplas motoçikletën, në gjendje të rëndë 64-vjeçari

Aktualitet

Një aksident ka ndodhur në rrugën kryesore të fshatit Këmishtaj të Divjakës.

Një makinë ka përplasur një motoçikletë ku për pasojë drejtuesi i motoçikletës mbeti i plagosur rëndë. Mihal Nushi,64 vjeç, i cili nuk kishte kaskë në kokë mori plagë të rënda u dërgua mënjëherë në spitalin e Lushnjes, ndërsa drejtuesi i Benzit, 23-vjeçari Pjerio Jaupllari nga Tirana është shoqëruar në polici për sqarimin engjarjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë lokale, shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i rregullave në qarkullim nga dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident. Mësohet se fillimisht Jaupllari ka dashur të shmangë përplasjen me një tjetër motor, por ka përplasur motorin që drejtonte 64-vjeçari.

ME TE LEXUARAT