Majlinda Bregu merr postin e rëndësishëm: Unë fitova garën, sfidë e vështirë

Politikë

Majlinda Bregu, ish-deputetja e PD zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Lajmin e bën me dije vetë Bregu e cila shkruan me entuziazëm se ajo fitoi garën por fitorja i takon Shqipërisë. “E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!”, shkruan ish-deputetja e PD.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

REAGIMI I PLOTË:

Unë fitova garën, por fitorja i takon vendit tim!

Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Mirënjohje të gjithëve,vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS( Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time.

U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Jam e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore!

Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!

E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!

ME TE LEXUARAT