Majk kapet mat me Melitën: Ku e kaloi fundjavën çifti i ri?

Showbiz

Temperaturat e larta dhe koha e mirë bënë që fundjava të gjejë në plazh shumë njerëz, por jo reperin Majk me të dashurën Melita.

Ai zgjodhi ta kalojë në Prishtinë fundjavën bashkë me të dashurën. Dyshja është fotografuar në një lokal në kryeqytet të veshur sportivë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Secili me telefonin e vet në dorë, Majk dhe Melita duken mjaft të përqendruar pasi me siguri po zhbilirojnë rrjetet sociale.

 

Nga darka reperi ka publikuar edhe disa foto nga apartamenti i tij, ku shihet se është rehatuar në krevat për të parë televizion.

 

Ai zbulon ambientin e dhomës së gjumit dhe televizorin ku rastisi të shihte emisionin e Klan Kosovës, që e kishte renditur reperin në vend të parë me këngën “Pasha jetën”.

Reperi shqiptar Majk duket se e ka seriozisht këtë lidhje. Ndryshe nga herët e tjera, çifti e ka bërë publike marrëdhënien. Para pak kohësh, reperi i ka shprehur Melitës dashurinë para publikut në një koncert.

 

ME TE LEXUARAT