Lubonja: Na qeverisin një grusht njerëzish që i ka vënë shqiptarët në rresht për ti grabitur

Në kujtim të 19-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë analisti Fatos Lubonja çeli një ekspozitë të fotografisë në Kukës. Ky qytet mbajti peshën më të madhe të pritjes së bashkëpatriotëve përtej kufirit.

Duke iu referuar vendosjes së tarifës së rrugës së kombit, Fatos Lubonja tha: ” Ajo që po i bëhet Kukësit është metaforë e asaj që po i bëhet gjithë Shqipërisë. Kemi në pushtet një grusht njerëzish që i ka vënë në rresht shqiptarët t’i grabisin.

LEXO EDHE:  Norvegjezi vjen në Fishtë të Lezhës dhe bën veprimin që po i habit të gjithë
Kliko per me shume info

Në një shkrim të datës 3 prill të publikuar në gazetën “Panorama” me titull “Jemi të gjithë kuksianë” Lubonja shkruante: “ngjarja e Kukësit erdhi si reagim i njeriut të grabitur, fyer e poshtëruar që nuk sheh rrugë tjetër daljeje nga gjendje e tij e dëshpëruar përveç asaj fjalës popullore: “Kur mbaron fjala, gjykon palla.”

Dihet se pasojat e dhunës janë gjithmonë të rrezikshme sepse dhuna pjell dhunë, por për gjithë sa thashë më lart përgjegjës për dhunën e kuksianëve është dhuna kryeministrore dhe ajo e oligarkëve bashkëpunëtorë të tij, dhuna strukturore e një regjimi fashistoid që ka kohë që po u merr frymën njerëzve.

LEXO EDHE:  Plas sherri brenda PS-së, Erjon Brace kërcënon ministrat: Po fola unë, u del zjarr në themele

Në gjykimin e kësaj ngjarjeje duhet të ndjehemi të gjithë kuksianë sepse të gjithë në Jug dhe në Veri po e përjetojmë në forma të ndryshme këtë dhunë.

Përgjigja e kuksianëve si e shqiptarëve më të goditur nga taksa grabitqare e Rrugës së Kombit është edhe përgjigja jonë e munguar për grabitjet që po na bëhen përditë. Ajo është edhe shpresëdhënëse sepse, kurajoja e tyre na tregoi se përveç ikjes, nënshtrimit, dhe shitjes së votës për pesë lekë ka edhe rrugë të tjera për ta ndalur dhunën fashistoide të këtij regjimi, por edhe pse mund të shërbejë si një mësim dhe paralajmërim për çdo qeveritar dhe biznesmen që sillet si këta që na kanë sjellë në këtë gjendje.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here