“Lobim kundër integrimit”, Pollo: Po themi të vërtetën!

Politikë

Deputeti i PD-së Genc Pollo e ka quajtur komentin e kryeministrit referuar opozitës se është duke lobuar kundër integrimit, si diçka e cila konkretisht ka të bëj me thënien e së vërtetës dhe asgjë më tepër.

I ftuar mbrëmjen e sotme në Ora News, deputeti Pollo ka vënë në dukje qendrimin që ka pasur opozita duke denoncuar në vazhdimësi problematikat reale të vendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Reporti i KE është me të njëjtat vërejtje si në 2012. Po themi të vërtetën, e nuk mund të marrim furçën për të lyer të gjitha zullumet e qverisë.Ne si opozitë kemi ndihmuar vendin dhe nuk kemi lobuar kundër integrimit ashtu siç deklaron kryeministri”, është shprehur Pollo.

ME TE LEXUARAT