Llotaria Amerikane, si do të dalin fituesit?

Soft

Muaji Maj është i veçantë për qindra-mijëra qytetarë shqiptarë që kanë aplikuar për Llotarinë Amerikane pasi dalin përgjigjet e fituesëve, shkruan albeu.com.

Edhe pse çdo vit rezultatet publikoheshin në datën 3 ose 5 maj këtë vit Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndryshuar datën kur aplikuesit e Lotarisë Amerikane do të marrin përgjegjen, nëse janë fitues apo jo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndryshe nga herët e kaluara, këtë vit përgjigjet do të bëhen publike në datën 15 maj 2018.

Duke filluar nga 15 maji 2018, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2019 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve, shkruan albeu.com.

Kontrolli i Statusit të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten dhe anëtarët e tyre të familjes. Departamenti gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistave për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruarve.

Gjatë kohës së aplikimit, Ambasada Amerikane në Tiranë, ka njoftuar se lista e fituesve do të shpallet në faqen zyrtare: https://www.dvlottery.state.gov/

ME TE LEXUARAT