Liderët e dy Koreve, përcaktohet vendtakimi i 27 prillit

Takimi i 27 prillit ndërmjet Presidentit të Koresë Jugore Moon Jae-in dhe Presidentit të Koresë Jugore Kim Jong-un është vendosur të mbahet në fshatin Panmunjom.

Disa zyrtarë të Koresë Jugore mund të vizitojnë Korenë Veriore për të finalizuar detajet për samitin e parë që prej vitit 2007, ku të dyja vendet do të punojnë në shfuqizimin e programit nuklear, thuhet sipas një burimi të Koresë Jugore, raporton “Haaretz”.

LEXO EDHE:  E lë në altar nusen, shakaja që anuloi dasmën, mbërrin menjëherë policia
Kliko per me shume info

Ligjbërësit nga dyja shtetet fqinje janë duke negociuar detajet për t’ia bashkangjitur një deklaratë që do t’i japë fund konfrontimit, citon “CNBC”.

Pas takimit mes dy presidentëve koreanë në mars, shefi i sigurisë nacionale të Koresë Jugore dhe ai i veriut ishin të përkushtar në denuklearizimin e gadishullit korean dhe aranzhimin e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

LEXO EDHE:  Ky shtet trondit SHBA-në me teknologjinë për kapjen e avionëve të padukshëm

“Ne presim që samiti të konfirmojë vullnetin e denuklearizimit (të Koresë së Veriut) dhe shpresoj që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Veriun në lidhje me këtë çështje,” presidenti koreano-jugor.

Sanksionet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që imponohet që nga testimi i parë bërthamor i Koresë së Veriut më 2006 dhe të forcuara gjatë dekadës së kaluar synojnë të ulin sanksionet tregtare ndaj Koresë Veriore.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here