Lewandowski: Jemi në super-formë para sfidës me Realin

Sport

Sulmuesi polak është i përqendruar te sfida e së mërkurës ndaj Real Madridit. Bayern Munich do të ketë një tjetër përballje në Ligën e Kampionëve me Real Madridin.

Kampioni i Gjermanisë që po kalon në një formë të jashtëzakonshme, do të kërkojë të ndalë dominimin e Los Blancos në Evropë, duke u munduar t’i eliminojë nga Liga e Kampionëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Robert Lewandowski që është edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës bavareze, Lewandowski është gati për ndeshjen e së mërkurës në Allianz Arena.

Ai para ndeshje i ka bërë presion madrilenëve duke iu thënë se janë gati dhe se ndeshja e parë në Munich do të tregojë vlerën e tyre.

“Unë jam mirë dhe ekipi është perfekt”, ishin fjalët e sulmuesit polak, kur po hynte në qendrën stërvitore të Bayern Munich këtë të hënë.

ME TE LEXUARAT