Ky është babai i 4 fëmijëve që u vra gjatë grabitjes në Kamëz

Aktualitet

Grabitja me arme me nje te vrare e nje te plagosur ne Kamez ka ndodhur ne ora 21:07 minuta kur persona të armatosur u futën në dyqanin e çiftit Buci në rrugën “OSBE” të Kamzës.

Ata kërkuan nga i zoti i dyqanit që t’u jepte paratë, por u përballën me kundërshtinë e Agim Bucit. Grabitësit reaguan duke hapur zjarr mbi të dhe bashkëshorten e tij 44-vjeçare, Merita Buci.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të dy mbetën fillimisht të plagosur dhe u nisën me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Sipas policise, 52-vjeçari Buci nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë. Ndërsa bashkëshortja e tij Merita Buci ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Agim Buci ishte baba i 4 fëmijëve, 3 vajzave dhe 1 djali. Ata që e njihnin e përshkruajtën si njeri të ndershëm dhe punëtor.

Autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende. Për kapjen e tyre janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje-daljet në Kamëz.

ME TE LEXUARAT