Kush është i moshuari që masakroi me çekiç gruan e tij në Shkodër?

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak para mesnate, ku një burrë masakroi me çekiç bashkëshorten e tij në qytetin e Shkodrës.

Autor i kësaj ngjarje është 69-vjeçari Bashkim Teli, ndërsa viktima është identifikuar si 58-vjeçarja Suzana Shemuni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çifti bashkëjetonin për rreth tre vite, ndërsa fqinjët e tyre kanë thënë për mediat se dalloheshin për sherrin dhe grindjet e herë pas hershme.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes “Parrucë”, ndërsa ende nuk dihen motivet që kanë çuar në fundin tragjik.

Gruaja ka vdekur në vend, ndërsa Bashkim Teli është arrestuar nga policia.

Suzana ishte bashkëshortja e dytë e Telit.

ME TE LEXUARAT