Kryeministria bën publike emrat e 17 gjyqtarëve e juristëve, zbulohet kandidatja e preferuar e Edi Ramës për në Strasburg

Aktualitet

Kryeministria sot ka bërë publike emrat e 17 gjyqtarëve e juristëve që kanë aplikuar për të qenë si gjyqtari i Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut.

Sipas kryeministrisë për në Gjykatën e Strasburgut kanë aplikuar, Altina Xhoxhaj, Arben Braçe, Asllan Karaj, Darian Pavli, Darjel Sina, Elira Kokona, Genci Bilali, Jonela Kita, Marjana Semini, Oriona Muçollari, Përparim Kalo, Rezarta Tahiraj, Sinan Tafaj, Sokol Berberi, Sokol Hasani, Sonila Bejtja dhe Suzana Frashërin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes këtyre kandidatëve ndodhet edhe sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Elira Kokona. Kjo është edhe kandidatja e preferuar e Ramës për ta dërguar në Strasburg.

Burime nga qeveria kanë bërë të ditur se Kokona më parë ka punuar për Engjëlla Agaçin, aktualisht sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

Përveç kësaj Elira Kokoka nuk duhej të ishte përfshirë në listën e kryeministrisë fare, për shkak se ajo ka një post në administratën shtetërore.

Sipas Strasburgut kandidatët duhet që të paktën 10 vitet e fundit nuk duhej të ishin anëtarë të administratës, por Rama siç duket kur kërkon të vendosë emërojë një njeri të tijin, nuk njeh asnjë rregull dhe ligje.

Para se të mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Elira Kokona ka mbajtur detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Kulturës si dhe Drejtore Ekzekutive e Shkollës Kombëtare të Avokatisë.

ME TE LEXUARAT