Deklarata e ministrit grek: Jemi në luftë me Shqipërinë!

Aktualitet

Ministri grek Kotzias ka habitur kur ka deklaruar hapur se "formalisht jemi në luftë me Shqipërinë".

Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë priten të përfundojnë në fund të muajit të ardhshëm dhe për këtë ministri grek është shprehur i ekzaltuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fjala e plotë e Kotzias është : “Askush në këto negociata nuk ka shtruar çështjen çame, nuk kemi pranuar që të shtrohet një çështje e tillë në negociatat,ndërsa për pasuritë, të vetmet pasuri që ekzistojnë, janë ato që kanë të bëjnë me ligjin e luftës.

Formalisht, në një sens, jemi akoma në luftë me Shqipërinë,sepse përderisa nuk bëhet me mjaftueshmëri juridike abrogimi i ligjit të luftës, këto pasuri mbeten të konservuara në duart e shtetit grek.

Që nga shpallja e luftës kundër Greqisë, nga Italia dhe Shqipëria që atëherë ishin bashkuar në një mbretëri.

Këto janë që nga lufta, nuk kanë të bëjnë me çamët. Për çamët janë vendimet gjyqësore dhe janë vendime të parevokueshme

ME TE LEXUARAT