Klinsmann jep lajmin e keq: Vështirë që Gjermania ta fitojë përsëri Botërorin

Sport

Jurgen Klinsmann thotë se do të jetë shumë e vështirë për Gjermaninë që të triumfojë përsëri në Kupën e Botës.

Ish-sulmuesi gjerman thotë se do të jetë e vështirë për vendin e tij që të shpallet përsëri kampion në Botëror. Ashtu si në “Brazil 2014” edhe këtë vit, Gjermani shihet si njëra ndër favoritëve kryesorë për ta fituar Kupën e Botës, por Klinsmann thotë se ekipin e Joachim Low e pret një punë e vështirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Gjermania është gjithmonë në mesin e favoritëve për ta fituar Kupën e Botës”, deklaroi Klinsmann.

“Ne kemi një skuadër shumë të mirë, me shumë lojtarë kualitativë, por do të jetë e vështirë që të përsëritet fitorja e Kupës së Botës në Brazil gjatë vitit 2014”, shtoi gjermani, i cili foli edhe për trajnerin Low, transmeton Zëri.

“Joachim është një trajner dhe person fantastik. Lidershipi i tij është shumë pozitiv dhe i balancuar dhe lojtarët i përgjigjën me 100% ideve të tij”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT