Kërkohet ndihmë e ushtrisë për shuajtjen e zjarrit në Tiranë

Soft

Situata në fabrikën e riciklimit të përfshirë nga zjarri nuk duket aspak e mirë.

Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari ka kërkuar ndihmën e ushtrisë për të shuar zjarrin e fuqishëm në fabrikën e riciklimit në Kashar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Kanë ardhur menjëherë 7 zjarrfikëset e Bashkisë. Është situata nën kontroll, megjithatë tani njoftova Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Do vijnë edhe tre zjarrfikëse të tjera. Do ta mbajmë situatën nën kontroll. Humbje në jetë njerëzish nuk ka dhe kjo është e rëndësishme.

Akoma nuk e dimë kush është shkaku por e rëndësishme është që ta lokalizojmë. Mendojmë që tre të forcave të armatosura dhe 7 të bashkisë do ta përballojnë.

Po vlerësojmë situatën dhe pastaj do të vendosim për ndërhyrje nga ajri."- deklaroi për mediat Jahollari

ME TE LEXUARAT