Kërcënohet me armë përfaqësuesi i Partisë Demokratike

Aktualitet

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Florian Xhudi është kërcënuar me armë nga dy persona të paidentiãkuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Memaliaj–Ballsh, kur Xhudi po kthehej nga Tepelena ku mori pjesë në një aktivitet partiak të PD-së.

Denoncimi është bërë sot nga deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i cili në një deklaratë për mediat nga selia blu dha detaje të ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në aksin Memaliaj – Ballsh, mjeti me të cilin udhëtonte Florian Xhudi, u ndaliua nga një automjet tjetër ku ishin dy persona ta paidentiãkuar. Pasi i zunë rrugën në një vend të pandriçuar, njëri prej tyre i vendosi pistoletën në kokë duke e sharë dhe duke e paralajmëruar të mos kthehej më në Tepelenë. U përpoqën ta zbrisin nga makna, fatmirësisht aty kaloi një makinë tjetër”, tha Alibeaj.

ME TE LEXUARAT