Këngëtari i publikon Adelinës dhe burrit të saj foton që ata nuk do të donin ta shihnin

Showbiz

Këngëtarja Adelina Tahiri është duke përjetuar një ndër periudhat më të bukura të jetës së saj. Pas martesës së bujshme me miliarderin maqedonas Serjozha Markov, Adelina na befasoi të gjithë me lajmin e bukur të shtatzënisë.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këngëtarja shqiptare publikon vazhdimisht foto ku tregon se barku i saj po rritet nga dita në ditë, ndërsa tregohet shumë e rezervuar në publikimin e fotove me bashkëshortin.

 

Në fakt në rrjetet sociale qarkullojnë vetëm 2 foto të rralla ku Adelina shfaqet së bashku më miliarderin maqedonas.

 

 

Ndërkohë që çifti ka shkuar me pushime në Turqi, ka takuar këngëtarin shqiptar Bertan Asllani, i cili ka publikuar në Instastory edhe një foto së bashku me ta. Adelina në këtë foto shfaqet pa make-up, ndërsa Serjozha shihet i veshur me tuta sportive, shumë larg nga kostumi serioz që jemi mësuar ta shikojmë zakonisht.

ME TE LEXUARAT