Katy Perry kopjon hapur këngëtaren shqiptare

Showbiz

Aurela Gaçe ka treguar gjithmonë se frymëzohet nga vetja për të realizuar paraqitjet unike. Stilimi i flokëve, makijazhi apo edhe veshjet janë shpesh të kuruara vetëm prej saj.

Nga ana tjetër, një nga personat që i ka besuar shpesh veshjen e saj është stilisti Joni Peçi, me të cilin ka bashkëpunuar edhe në klipin e këngës “Dua”, të publikuar më 1 gusht të 2013-s.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por pse po e kujtojmë këtë këngë tani pas rreth 5 vitesh.

Për shkak të këngëtares me famë ndërkombëtare Katy Perry. Një nga detajet për të cilat dallon Aurela Gaçe në klipin e këngës është aksesori i kokës i realizuar me rruaza.

Afërsisht të njëjtin aksesor, por të krijuar me kristal, mbajti edhe Katy Perry gjatë performancës së saj në Nashville, gjatë turneut “Witness”.

Pikërisht këtë detaj e ka vënë në dukje edhe një nga ndjekëset e saj, që bashkë me fotot e dërguara shkruan: “Një hap para se Katy Perry”.

ME TE LEXUARAT