Kapja e bandës italo-shqiptare të kokainës, policia jep detaje

Aktualitet

Policia Shqiptare ka dhënë informacion për operacionin e përbashkët mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare, ku u godit një grup me veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve në vendet e BE dhe pastrimit të parave.

Kështu, në një njoftim për mediat thuhet se “operacioni i koduar “Affari di Famiglia”, u organizua dhe finalizua falë bashkëpunimit mes strukturave të hetimit të narkotikëve të dy policive, italiane dhe shqiptare, në veçanti me grupin operativ të Guardia di Finanza të Romës”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me forcat policore italiane të shërbimit Antidrogë kanë ekzekutuar njëkohësisht në Itali dhe Shqipëri urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroria e Romës në kuadër të operacionit “Affari di famiglia”, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Pastrimit të parave”.

Në vendin tonë u arrestuan Edmir Hatija, 41 vjeç dhe Elidon Shpërdheja, 38 vjeç, të dy banues në Fier. Ndërkohë në Itali u arrestuan 5 anëtarë të tjerë të bandës, 3 italianë dhe 2 shqiptarë.

“Grupi kriminal ishte i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e Romës. Droga e llojit kokainë vinte nga Holanda dhe Belgjika. Po vijon puna në bashkëpunim me shërbimin ndërkombëtar të dy organizatave policore dhe policive kriminale për shkatërrimin e grupit kriminal dhe sekuestrimin e aseteve”, sqaron më tej policia

ME TE LEXUARAT