Jo e lehtë por as e pamundur, si të kaloni një ndarje

Soft

Fundi i një marrëdhënieje është gjithmonë shumë i dhimbshëm dhe rikthimi në rutinën ë e zakonshme është gjithmonë i vështirë, por jo i pamundur. Të shumta janë mënyrat dhe gjërat që ju mund të bëni por të ecur përpara dhe për të lehtësuar sadopak dhimbjen.

Ato që ne kemi renditur më poshtë janë disa këshilla të thjeshta dhe gjëra që ju mund t’i bëni lehtësisht, pa shumë sforcim. Kështu, duke i praktikuar, mund të ktheheni në gjendjen tuaj të mëparshme,. Ju këshillojmë t’i lexoni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këto janë 20 mënyra që të dashuroni veten:

1. Bëni një masazh qetësues

2. Shëtisni në natyrë.

3. Largohuni të paktën një herë në javë nga përditshmëria, pa e planifikuar

4. Thirrni shoqen/shokun tuaj të ngushtë dhe tregojini cilësitë që vlerëson më së shumti tek ai/ajo.

5. Qeshini një të panjohuri dhe kënaquni me ndjenjën e lidhjes mes jush.

6. Zgjohuni në agim dhe meditoni.

7. Lyeni trupin me vaj të ngrohtë, pastaj shtrihuni dhe kënaquni me ndjesitë.

8. Pini një gotë ujë të ngrohtë me limon dhe me mjaltë.

9. Bëni punë vullnetare.

10. Ftoni një koleg për drekë

11. Mbështilluni me batanije dhe pini diçka të ngrohtë.

12. Strukuni në karrigen tuaj të përshtatshme dhe lexoni vetëm për qejf.

13. Kur ndjeheni të pikëlluar, të frikësuar apo zemëruar, merrni frymë dhe mos lëvizni deri sa të kalojë kjo ndjenjë.

14. Kurdisni një alarm që t’ju kujtojë tre herë në ditë që të merrni frymë me bark 5 herë.

15. Bëni dush të gjatë duke përdorur produktet që kënaqin shqisat tuaja.

16. Ngadalë hani ëmbëlsira duke e shijuar dhe duke i ndjerë.

17. Ushtroni relaksim të plotë së paku një herë në javë.

18. Kaloni kohë në praninë e një mësuesi të mençur, duke lexuar libër apo duke shikuar një video.

19. Kultivoni një zakon të ri që mbështet mendjen dhe trupin tuaj.

20. Dëgjoni këngën e preferuar dhe kërceni me veten.

ME TE LEXUARAT