Jepet alarmi/ Parajsa e SHBA-së mund të zhduket shumë shpejt

Bota

Qyteti i SHBA-së, Miami i cili ka 430 mijë banorë mund të zhduket brenda këtij shekulli nëse parashikimet më të këqija për ndryshimin e klimës dalin të vërteta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

New York Magazine ka bërë një hulumtim duke folur me mijëra klimatologë e hulumtues në fusha të ngjashme për të shikuar se çfarë mund të ndodhë nëse parashikimet ekstreme të ndryshimit të klimës dalin të vërteta e nuk ndërmerren hapa të shpejtë.

 

New York Magazine shkruan:

 

Shumica e njerëzve mendojnë se Miami e Bangladeshi ende kanë një shans për të mbijetuar, ndërsa shumica e shkencëtarëve supozojnë se shanset do të humbin brenda shekullit, edhe nëse ndalojmë djegien e lëndëve fosile gjatë dekadës së ardhshme”

I vendosur në grykën e lumit Miami në bregun lindor të Floridës, Miami është vetëm 2 metra mbi nivelin e ujit sipas të dhënave të këtij qyteti dhe NASA-s.

 

 

 

 

Ndërsa Florida e Jugut në tërësi parashikon që të jetë vetëm 60 centimetra mbi nivelin e detit deri në vitin 2060.

ME TE LEXUARAT